Një 23-vjeçare nga Durrësi, e cila bashkëjetonte me një 18-vjeçar, e ka denoncuar në polici këtë të fundit për dhunë të ushtruar ndaj saj.
Policia ka dokumentuar denoncimin e 23-vjeçares Dh.Z, e cila ka rrëfyer para efektivëve të rendit dhunën e ushtruar nga partneri i saj, 5 vite më i vogël, 18-vjeçari E.K.
Policia e Durrësit ka plotësuar kërkesë padinë për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për 23-vjeçaren, ndërkohë që ka kallëzuar në prokurori partnerin e saj adoleshent, që akuzohet për veprën penale “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.





