Nikoll Sherrniku, i akuzuar si bashkëpunëtor në atentatin e Don Bosko-s, është lënë në burg.

Përpara gjykatësve, Sherrniku ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen.

Nga hetimet dyshohet se Nikoll Sherrnikiu ka rekrutuar persona të tjerë për të siguruar bazën materiale gjithashtu dhe mjeti BMW i cili u gjet pjesërisht i djegur në fshatin Likmetaj në Manzë të Durrësit targat të cilat kanë rezultuar se kanë ardhur nga Gjermania.

Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasi Nikoll Sherrniku, me veprime aktive ka siguruar kushtet dhe mjetet materiale që kanë shërbyer për kryerjen e veprës penale. Këto veprime konsistojnë në marrjen e targave të huaja ne shtetin gjerman, sjelljen e tyre në Shqipëri, dhe vënien në dispozinon të këtyre targave personave të tretë (autorëve), të cilët më pas i kanë ruajtur dhe përdorur këto targa në një automjet tip “BMW” seria 5, ditën e ngjarjes.

Automjeti tip “BMW”, sëbashku me targat gjermane, është gjetur i djegur në fshatin Likmetaj, Manëz, Durrës.

Në funksion të këtij procedimi janë kryer veprime të shumta hetimore dhe ekzekutuar letër-porositë në Gjermani dhe në Kosovë.

Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e 13 marsit në lokalin e Fatjon Muratit, e cila la pas një viktimë të pafajshme, Mimoza Pajën e cila punonte si kameriere dhe u plagosën 6 të tjerë, mes tyre dhe mbesa e mitur e viktimës dhe të afërm të Fatjon Muratit.