Policia ka arrestuar një 35-vjeçar në Elbasan, pasi ishte bashkëpunëtor për vjedhjen e 2 automjeteve.
Në bashkëpunim me një shtetas tjetër, i arrestuarj dyshohet se më datë 06.10.2024, ka vjedhur në lagjen “Shënkoll”, një automjet tip “Benz”.
Gjithashtu, këta 2 shtetas dyshohen si autorë të vjedhjes së një automjeti tip “BMW”, më datë 24.09.2024, në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”.
“Komisariati i Policisë Elbasan, si rezultat i kontrolleve të ushtruara në kuadër të megaoperacionit kombëtar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, kapi dhe ndaloi shtetasin L. P., 35 vjeç, banues në Elbasan, i shpallur në kërkim 3 ditë më parë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Retro”.
Shtetasi L. P., në bashkëpunim me shtetasin F. B. (i arrestuar 3 ditë më parë) dyshohet se më datë 06.10.2024, kanë vjedhur në lagjen “Shënkoll”, një automjet tip “Benz”, në pronësi të shtetasit E. D., 65 vjeç.
Gjithashtu, këta 2 shtetas dyshohen si autorë të vjedhjes së një automjeti tip “BMW”, më datë 24.09.2024, në lagjen “Brigada 17 Sulmuese””, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.