Itali, 6 gusht 2014 – Fredi Lamaj, 36 vjeç bashkë me disa shqiptarë të tjerë kishin kryer një serial vjedhjesh dhe grabitjesh me dhunë të banesave e lokaleve në qytetin port të Bremenit në Gjermani.

Drejtësia gjermane e kishte dënuar me 12 vjet burg Fredin për akuza të tilla si vjedhje me thyerje, grabitje me dhunë, mbajtje sendesh të vjedhura, pjesëmarrje në organizatë të strukturuar kriminale me qëllim grabitje etj.

Fredi ishte larguar nga Gjermania dhe fshihej në qytezën e Neretos, në provincën e Abrucos, Itali.

Policia gjermane në bashkëpunim me policinë italiane arriti të zbulojë adresën, ku fshihej Lamaj dhe e arrestoi në 6 gusht 2014.

Tashmë Ferdi Lamaj gjendet në burgun e Kastronjos ( Castrogno ), në pritje të ekstradimit në Gjermani për të vuajtur dënimin me 12 vjet burg.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/