Ambasadorja e Shqipërisë në Kanada, Artemis Malo ka pritur sot në një takim homologen e saj që mbulon vendin tonë nga Roma.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, diplomatja Malo zbulon se në fokus të diskutim me homologen e saj ka qenë planet dhe projektet e reja për të përforcuar me tej marrëdhëniet mes dy vendeve.
“Me kënaqësi të veçantë, realizuam sot një takim shumë të bukur, me Sh.S.Znj. Elissa Golberg, Ambasadore e Kanadasë në Shqipëri.
Dua të shpreh mirënjohje të thellë për çdo sugjerim, ide, plan dhe qëllim të përbashkët!
E privilegjuar dhe me dyfish përgjegjësi, gatishmëri e vendosmëri, të bashkëpunojmë ngushtësisht për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe Kanadasë”, shkruan ambasadorja e Shqipërisë në Kanada, Artemis Malo.