Kosovë, 22 mars 2014 – Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në Kosovë mori pjesë në tryezën për bashkëpunimin ekonomik Shqipëri-Kosovë. Gjatë fjalës së tij ai theksoi se qeveria ka marë masat për të nxitur investimet e huaja në Shqipëri duke ofruar territorin me qira 1 euro.
“Qeveria ka marrë një masë për çdo investim prodhues ve në dispozicion terrenin me një qera vetëm 1 euro në vit si përpjekje port të nxitur investimet e huaja. Është një masë për këdo nga ju që do të vijë dhe të investojë në Shqipëri.”-shpreh Rama.
Ai theksoi nevojën për krijimin e dhomës kombëtare të tregtisë si nevojë e bashkimit të sipërmarrësve shqiptarë.
“Duhet ndërtuar një Dhomë e Tregtisë Kombëtare që të bashkojë sipërmarrjen shqiptare nga çdo pjese e Shqipërisë dhe Kosovës dhe të dialogojë në emër të të gjitha dhomave. Për të bërë kombëtaren e futbollit na pengon FIFA dhe UEFA për kombëtaren e sipërmarrjes nuk na pengon askush.”,- theksoi kryeministri.
Me tej kryeministri sqaroi se cilat janë masat që do të merren për të lehtësuar dhe forcuar bashkëpunimin ekonomik me Kosovën.
“Vendosëm të heqim tatimin e dyfishtë. Kemi vendosur të eleminojmë tvsh për librat, gazetat dhe revistat. Besojnë se shkëmbim i pa pengesa e çdo gjet ë shkruar shqip është me rëndësi të madhe për të dyja anët e kufirit. Javën e ardhshme në mbledhjen e qeverisë do futet skema e përjashtimit të tvsh-së për tubat e çelikut. Të reduktojmë ditët e tranzitit me orë. Të garantojmë sigurinë e energjisë elektrike duke pasur autoritet të përbashkët për blerjen e energjisë. Të krijohet një urë komunikimi mes bizneseve dhe politikës. Kush prodhon në Kosovë dhe kush prodhon në Shqipëri nuk duhet të ketë asnjë lloj kufiri. Të stimulojmë dhe informojmë me politika të përbashkëta që të gjithë të punojmë dhe jetojmë pa penguar njëri-tjetrin.”– u shpreh kryeministri Rama.
Rama: Sfida jonë, të eksportojmë produktet shqiptare në BE
Në vijim të vizitës në Kosovë, Kryeministri Rama vizitoi një qendër të grumbullimit të prodhimeve bujqësore në Pejë. Në këtë qendër ndodhen prodhimet bujqësore të importuara nga Shqipëria. Shefi i qeverisë deklaroi se “sfida jonë është të dalim jashtë Kosovës dhe Shqipërisë, të eksportojmë produktet shqiptare në BE”.
Në këtë vizitë, Kryeministri shoqërohet nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj.
”Nder që pata këtë mikpritje në Devolli Corporation. Shpresoj të rikthehen në Shqipëri me eksperiencë dhe fuqi të shtuar. Rritje ekonomike të shqiptarëve në dy anët e kufirit. Për kombëtaren e futbollit nuk na lë UEFA. Kombëtaren e biznesit po nuk e bëmë e kemi ne fajin”, ka deklaruar Rama.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





