Kryeprokurorja e Përgjithshme Arta Marku takoi në zyrën e saj, Zëvendës Presidentin e Eurojust, Filippo Spiezia, ku u diskutua për bashkëpunimin e ardhshëm Gjyqësor me shtetet anëtare të BE. Mësohet se Marku e njohu zv.presidentin Spiezia me zhvillimet e fundit të Shqipërisë dhe gjendjen aktuale të saj nën dritën e reformës për drejtësi.
Spiezia nga ana e tij vlerësoi bashkëpunimin me drejtësine shqiptare, i cili është reflektuar në rritjen e çështjeve dhe përmirësimin e aftësive operacionale ndërmjet vendeve të BE. Ai i kërkoi Markut të vazhdonte përpjekjet e saj për funksionimin e marrëveshjes deri në dhjetor 2019.
Ky takim i organizuar nga PAMECA vjen pas marrëveshjes së nënshkruar në 5 tetor 2018 me Eurojust, për përmirësimin e bashkëpunimit gjyqësor, për lehtësiminin dhe bashkërendimin e hetimeve dhe ndjekjeve penale ndërmjet Shqipërisë dhe një apo më shumë shteteve anëtare të BE-së për të luftuar krimin e organizuar dhe terrorizmin.





