Bashkëpunimi i mirë me qytetarët çon në pranga një 22-vjeçar që mbante armë zjarri pa leje në banesë.

22-vjeçari Geg Gjini, banues në Stojan-Ulëz, është i njohur nga policia si problematik në marrëdhëniet familjare (konflikte familjare), i shoqëruar disa herë nga blutë.

Arrestimi i tij u bë pasi në bazë të informacioneve të grumbulluara në rrugë policore dhe ato të ardhura nga qytetarët se ky shtetas dyshohej se kohët e fundit mund të kishte gjetur dhe mbante armë zjarri pa leje.

Kjo nisur edhe nga fakti që i riu ishte problematik në marrëdhëniet familjare i shoqëruar disa herë në Polici për konflikte në familje, si dhe për të parandaluar ndonjë ngjarje të rëndë në familje, Policia e Matit ka organizuar punën duke ushtruar kontroll në banesën e tij. Aty ka gjetur të fshehur në një magazinë një armë zjarri automatik me 27 fishekë.

Arma e zjarrit së bashku me municionin është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.