Në kuadër të projektit SAGOV Plus, më datën 19 dhjetor 2022 u organizua një konferencë me titull “Ballkani Blu: Ndërlidhshmëria Detare në Adriatikun e Jugut” në premisat e Universitetit Aleksandër Moisiu në Durrës. SAGOV Plus është një projekt 6-mujor i bashkëfinancuar nga Interreg-IPA CBC Itali-Shqipëri-Mali i Zi dhe i zbatuar nga Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim në bashkepunim me rajonin e Pulias dhe Ministrinë e Investimit Kapital të Malit të Zi
Konferenca kishte në fokus diskutimin e bashkëpunimit ndërmjet Italisë (Pulias), Shqipërisë dhe Malit të Zi në sektorin e transportit ujor, si dhe komponentin perëndimor të nderlidhshmerisë ne transport Adriatik – Deti i Zi përmes Korridorit VIII, ku Porti i Durresit eshte porta hyrese e Ballkanit.
Të pranishëm në fjalën përshëndetëse ishin, znj Floreta Kërtusha, përfaqësuese e Bashkisë së Durrësit, e cila foli rreth marrëdhënieve të portit me qytetin; si dhe z. Osman Metalla, Dekani i Fakultetit të Studimeve Profesionale, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, i cili vuri theksin mbi investimin që duhet bërë në kapitalin njerëzor në mënyrë që binomi Port – Qytet të funksionoje ne menyre eficiente. Një shembull suksesi, i cili u përmend ishte dhe CEMA (Qëndra e Ekselencës për Çeshtjet Detare).
Paneli i parë fillojë me një prezantim të porteve në bregdetin lindor të Adriatikut Jugor – Porti i Barit në Mali i Zi, Porti i Durrësit, Shëngjinit dhe Sarandes në Shqipëri si dhe portet kryesore të Rajonit të Pulias. Z. Massimo Lupis, Koordinator pranë Qëndrës Rajonale të Mobilitetit në Rajonin e Pulia si dhe pjesë e këtij paneli, gjithashtu përmendi dhe rëndësinë që korridori VIII ka për ndërlidhshmërinë e këtyre porteve si nga pikëpamja tregtare si dhe gjeo-politike.
Paneli i dytë u fokusua tek zhvillimet përsa i përket Rregullores së re të Korridoreve Trans-Evropiane të Transportit ku Z. Elson Thana, përfaqesues i sekretariatit të Komunitetit të Transportit përmendi si risi kryesore ndërlidhjen që cdo korridor do të ketë me Axhenden e gjelber, si dhe ndikimiin e gjeopolitikës. Risi tjetër e rëndësishme është dhe përfshirja e Korridorit të Ballkanit Perëndimor.
Në këtë panel, u diskutua dhe ndërlidhja e transportit detar me nën-sektor te tjere të transportit sikurse ai hekurudhor, si dhe sektore te tjere sikurse ai dixhital, mjedisor, etj. Në këtë panel, Z. Dritan Spahiu, Administrator i AlbRail solli një shembull suksesi të ndërlidhjes së hekurudhës nga Fieri në një port në Vlorë. Z. Rezart Kapedani, Zëvëndës Drejtori i Projektit SANE 27, përmendi dhe aktet kryesorë normative qe Shqiperia duhet të përafroje në sektorin e mjedisit të cilat janë të ndërlidhura drejtëpërsëdrejti më atë të transportit.







