Një tjetër sasi e madhe droge është kapur nga Guardia Di Finanza në Itali. Mediat italiane raportojnë se kanë sekuestruar një gomone me 1.5 tonë marijuanë dhe kanë arrestuar dy shqiptarë që ishin në rolin e skafistëve. Ata janë me iniciale V.L. 31 vjeç dhe T.N. 26 vjeç.
Dy skafistët shqiptarë tentuan të arratiseshin në det të hapur dhe shtuan shpejtësinë e gomones kur panë se po ndiqeshin nga Guarda di Finanza. Por, tentativa e tyre për t’u arratisur dështoi dhe u dorëzuan.
Sipas mediave italiane, për goditjen e këtij rasti të trafikut të drogës pati një bashkëpunim mes autoriteteve italiane dhe policisë shqiptare në Durrës.
Gomonia ishte 10 metra e gjatë dhe kishte dy motorë të fuqishëm. Hetuesit italianë thonë se lënda narkotike ishte e ndarë 64 pako. Sipas tyre, nëse droga do të shitej me pakicë do të kapte një vlerë prej 15 milionë euro.





