KORÇE, 31 tetor 2013 – Zëvendës Kryeministri Niko Peleshi dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Fryma e Re Demokrartike Gazmend Oketa kanë dalë sot në një deklaratë të përbashkët për shtyp nga qyteti i Korçës pas ftesës që Partia Socialiste i beri FRD-së për ta mbështetur në zgjedhjet për kreun e bashkisë së këtij qyteti.
Peleshi ka deklaruar se ky bashkëpunim pritej dhe se sipas tij ka filluar të fryjë një erë e re në politikën shqiptare. Ai theksoi se ky nuk është vetëm bashkëpunim vote.
Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i FRD-së Oketa e cilësoi ftesën e PS-së një gjest qytetarie.
“PS me ftesën i ktheu garës kandidaten e përjashtuar. Ky nuk është bashkim politik. Ne s’i konsiderojmë qytetarët numra.”- deklaroi Oketa. Ai theksoi se Partia Demokratike i hoqi të drejtën e garës kandidates së FRD-së.
Partia Fryma e Re Demokratike në Korçë disa ditë më parë ju përgjigj pozitivisht ftesës së PS-së, për të bashkëpunuar në zgjedhjet e 3 nëntorit, për kryetarin e bashkisë.
Ish-kandidatja e FRD-së, Brikena Zeneli u shprehet se ky vendim vjen pas konsultimit me strukturat në qendër dhe bëhet për mirëqenien e qytetarëve korçarë.





