Pas këngës “Ke le për mu” vitin që kaloi, Rovena Dilo do jetë sërish pjesë e "Këngës Magjike". Këtë vit këngëtarja e njohur do të sjellë një bashkëpunim me reperin Onat nga grupi i njohur "Babastars".
Në një postim në Instagram, këngëtarja bëri të ditur se "Ma jo" titullohet kënga e Rovenës dhe Onatit. Ajo gjithashtu ka bërë tag reperin Getoar Selimi që me shumë gjasa do të ketë gisht në tekst apo muzikë.
E diela e 2 dhjetorit do të jetë e fundit për sa i përket prezantimit të këngëve konkuruese në festivalin e 20-të të "Këngës Magjike", dhe duhet ta pranojmë që gara është me të vërtetë e fortë, duke patur parasyshë hitet që janë lançuar deri tani!





