Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) ka dhënë pretencën për ish-zyrtarin e policisë së Vlorës, të akuzuar për trafik narkotikësh dhe grup kriminal.

Për Gjergj Kohillën ish-shefin e Sektorit të Luftës Kundër Krimit të Organizuar në Vlorë, SPAK ka kërkuar 12 vite burg.

Ish-zyrtari i policisë mund të dënohet me 8 vite burg, për shkak se përfiton gjykim të shkurtuar.

Kohilla akuzohet se ka bashkëpunuar me grupin kriminal “Habilaj” për kultivimin dhe trafikimin e kanabisit drejt Italisë.

Fillimisht ata u hetuan së bashku me ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri dhe ish drejtorin e policisë së Vlorës, Jaeld Çela por më pas për shkak se ato vijojnë arratinë, çështja e tyre u veçua.