29 tetor 2013- Një 18 vjeçare shtatzënë, nga fshati Vinçan i Korçës, është dhunuar barbarisht nga bashkëshorti i saj pas një grindje të çastit, brenda ambjenteve të maternitetit. Nëna e 18 vjeçares shtatzënë ka treguar se çifti ishte martuar një vit e gjysmë më parë dhe lidhja e tyre ende nuk ishte celebruar.Por konfliktet mes tyre ishin të shumta, për shkak të dyshimeve për një lidhje jashtëmartesore të bashkëshortit.Pas ngjarjes, 18 vjeçarja Erisa Çela, është kthyer në banesën e prindërve dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Pavarësisht ngjarjes dhe këmbënguljes së familjarëve, ajo pohon se do ta falë bashkëshortin dhunues.





