17 qershor 2015 – Goditi gruan me grusht në shtëpi, dhe tanimë po procedohet penalisht në gjendje të lirë.
Bëhet fjalë për 53-vjeçarin N.S. nga Durrësi, ndaj të cilit ngriti kallëzim penal bashkëshortja e dhunuar, 37-vjeçarja me iniciale E.S.
Burime nga policia bëjnë me dije se materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhunë në familje” .
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/