Vetëm pak ditë më parë këngëtarja e mirënjohur dhe ikonë Adelina Tahiri, shprehu revoltën e saj me një postim në rrjetet sociale, kundër politikanëve, me akuzë se ato po bënin publike foto të saj intime.

“Unë nuk jam aq e fuqishme që të luftoj me të gjithë ju ministra, zëvendës-ministra, kryetarë, hajna, deputetë, kriminelë, bossa, gjyqtarë, biznesmenë, që tash e 20 vite keni dashur të jem gruaja apo dashnorja juaj”, shkruante Adelina në statusin e saj.

Fill pas këtij statusi vjen dhe një status nga bashkëshorti i saj Vali Krasniqi. “Oooo nuk kanë faj breee”, shkruan ai poshtë një fotoje intime në shtrat me këngëtaren.

Duke mbështetur bashkëshorten e tij, këtë foto të tyre Vali e cilësoi intime dhe pa politikë, por foto që shpreh veç dashurinë e tyre të përjetshme.

Vali dhe Adelina janë në një lidhje që prej vitit 2008 dhe sipas saj, ajo ka qenë një dashuri me shikim të parë.