Bashkëshorti i Angela Martinit, Dragos Savulescu është liruar nga paraburgimi në Greqi.
Por biznesmeni është i ndaluar të largohet nga Greqia, derisa të gjykohet ekstradimi për në Rumani.
Të hënën, u arrestua në ishullin Mykonos sepse Rumania kishte lëshuar një urdhër -arresti evropian në emrin e tij pas një dënimi prej pesë vjet e gjysmë burg për korrupsion, shkruajnë mediat rumune.
Për kapjen e tij u përfshinë zyrtarët e Nën Drejtorisë së Policisë së Mykonos.