Princi Philip, bashkëshort i Mbretëreshes Elizabeth II, është shtruar në spital për shkak të infeksionit, ka njoftuar sot Pallati Mbretëror.
Princi Philip, i njohur edhe si Duka i Edinburgut, është shtruar mbrëmë në një spital, si masë parandaluese dhe ka disponim të mirë, ka njoftuar Pallati Mbretëror.
Phlip, 96 vjeçar, më herët ka deklaruar se është tërhiqur nga ngjarjet publike.
Në të kaluarën ai ka pasur probleme me sëmundje të zemrës.
Pranimi i tij në spital do të thotë se ai nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë gjatë fjalimit të sotëm të Mbretëreshës, në të cilin ajo e ka paraqitur agjendën legjislative të qeverisë.
Në vend të babait të tij, në këtë fjalim ishte i pranishëm, Princi Charles, trashëgimtar i fronit./REL