Floriana Garo ka ardhur në një rrëfim ndryshe për News24, ku ka folur nga planet e pushimeve verore me familjen, raportin me vjehrrën dhe si e ka ndryshuar angazhimi në politikë jetën e saj.

Garo zbuloi gjithashtu për raportin me vjehrrën, Lumturi Ratkoceri.

Moderatorja: Një nga temat më të diskutuara ka qenë zgjedhja që bëri Floriana në PD, krah liderit historik Sali Berisha dhe zgjedhja që bëri vjehrra juaj, krah ish-kryetarit Lulzim Basha, dukej si një betejë e ndarë mes jush?

Floriana Garo: Unë jam përfshirë në këtë rrugë duke e diskutuar me tim shoq, me familjarët dhe me vjehrrën, tjetër se ajo ka thënë jo nuk jam dakord. Vjehrra ime ka qenë e përfshirë në politikë më parë, ajo ka pasur bindje të tjera, tani nuk është e përfshirë më.

Ajo në bindje është e djathtë, tjetër se ajo e sheh realizimin e Shqipërisë së dëshiruar ndryshe nga unë. Janë bindjet e saj, nuk jemi kuptuar në këtë pjesë por kjo nuk ka penguar marrëdhëniet tona në familje, megjithëse ka patur shpesh herë dhe nervozizëm.

Moderatorja: Situatë e vështirë për bashkëshortin?

Floriana Garo: Bashkëshorti është gjendur disi në situatë të vështirë. Ai ka qenë pro meje në fakt dhe shumë bindshëm me PD-në, dhe jo pro nënës së tij në këtë rast. Megjithatë kjo tregon se funksionon demokracia, dhe nuk mendoj që është rasti i vetëm dhe pse ka bërë shumë përshtypje.