Pak muaj më parë Afëridta Dreshaj dhe Agon Amiges (labeli i ‘Babastars’), u përfshinë në një skandal, i cili konsionte në disa mesazhe provokuese të shkëmbyera mes të dyve. Po kjo gjë u hodh poshtë nga të dyja palët duke thënë se mesazhet ishin të montuara.  Por si për të ndezur sërish tensionin del në skenë bashkëshortja e Agonit.

Egzona Syla tregon se tradhtia mes dy artistëve është e vërtetë dhe është e kotë që e mohojnë. Pas klipit “Topless”, bashkëpunimi mes Afërditës dhe Agon Amigës, në fakt fshihej një  tradhti, që u zbulua nga vetë bashkëshortja e Agonit, Egzona, e cila në profesionin e saj është make-up artist, shkruan gazeta ‘Express’.

Por shtypi kosovar nuk e ka me kaq, botuan mesazhet mes Agonit dhe Afërditës që me gjasë ishin prova e tradhtisë, më pas u publikuan edhe mesazhet kërcënuese që Egzoza mori nga Agoni dhe Afërdita. Pavarësisht të gjithave zërave që kanë qarkulluar rreth marrëdhënies së tyre, Agoni por më pas edhe Afërdita kanë deklaruar se gjithçka është thashethem. Madje Afërdita ka pohuar dhe se ajo është e lidhur me sportistin çek, Jakub Kindl.