Bashkëshortja e Boris Johnson, Carrie Johnson është shtatzënë me fëmijën e tretë.Lajmin e bukur e ka dhënë vetë Carrie në një postim në Instagram, ku e emocionuar ka treguar se fëmija do të vijë në jetë muajin e ardhshëm.
“Anëtari i ri i ekipit mbërrin në vetëm pak javë 🐣.Jam ndjerë shumë e rraskapitur për pjesën më të madhe të 8 muajve të fundit, por mezi presim të takojmë këtë të voglën.
Wilf është i emocionuar për të qenë sërish një vëlla i madh dhe flet vetën për këtë gjë. Ndërsa Romy nuk e ka idenë se çfarë do të vijë… Por ajo së shpejti do ta ketë!”-shkruan bashkëshortja e ish-kryeministrit Johnson.
Kujtojmë që çifti ka dy fëmijë, djali Wilfred Lawrie Nicholas Johnson 3 vjeç dhe vajza Romy Iris Charlotte Johnson 1 vjeçe.