Michael Schumacher u ankua për kushtet e dëborës në Alpe dhe mendoi një udhëtim në Dubai, pak para aksidentit tragjik me ski, ka zbuluar së fundmi gruaja e tij.
 
Corinna, 52 vjeç, theu heshtjen e saj 8-vjeçare në lidhje me gjendjen e ikonës së Formula 1, duke pranuar: ‘Më mungon Michael çdo ditë. Por jo vetëm mua, fëmijëve, familjes, babait të tij…
 
Të gjithëve na mungon Michael, por ai është këtu – është ndryshe, por është këtu. Ai ende më tregon se sa i fortë është çdo ditë. ‘
 
Ajo ka folur për një dokumentar të ri në Netflix, në lidhje me dyshimet që ai pati për kushtet e zonës së sikijimit në vendpushimin francez Meribel, në dhjetor 2013.
 
Corinna thotë: ‘Pak para se të ndodhte aksidenti, ai më tha, ‘Bora nuk është ideja më e mirë. Ne mund të fluturojmë për në Dubai dhe të hidhemi me parashutë atje. “
 
Ishte një nga gjërat e fundit që babai i dy fëmijëve i tha gruas së tij, para se të përplasej me një shkëmb, ndërsa bënte ski me djalin e tij Mick, atëherë 14-vjeç. Schumacher pësoi një dëmtim katastrofik në tru, që e la atë në koma për gjashtë muaj. 

Që atëherë, familja e tij ka ruajtur privatësi maksimale në lidhje me gjendjen e tij.