Presidenti ukrainas, Volodomyr Zelenskiy, ka njoftuar se do të shkëputet nga takimet dhe udhëtimet për një periudhë, pasi bashkëshortja e tij ka rezultuar pozitive me COVID-19.
Zyra e presidentit njoftoi se ai do të anulojë të gjitha takimet, udhëtimet dhe ngjarjet e tjera, si dhe do të evitojë kontaktin me ekipin e tij të afërt.
Zelenskiy ka rezultuar negativ ndaj testit për koronavirus dhe tani do të vazhdojë testimin ditor dhe kontrollet e tjera mjekësore.
Olena Zelenska, njoftoi përmes Facebook se rezultati pozitiv i testit e zuri në befasi.
“Sot, unë pranova rezultatin pozitiv të testit për koronavirus. Lajm i papritur, sidomos duke konsideruar se familja ime dhe unë kemi zbatuar të gjitha rregullat”, tha ajo.
Ministria e Shëndetësisë në Ukrainë tha më 12 qershor se numri total i rasteve me koronavirus në vend është 29,753 duke përfshirë 870 viktima.





