Gjykata e Shkodrës ka lënë në burg Erdgys Arrazin, i cili akuzohet për “shkaktimit të vetëvrasjes” ndaj gruas së tij Alma Arrazi, e cila u vetëhodh se bashku me 3 fëmijët në ujërat e lumit Buna.

Togat e zeza kanë caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj tij, ndërsa pak minuta më parë është gjetur edhe trupi i pajetë i bashkëshortes në ujërat në afërsi të fshatit Pentar të njësisë Dajç.

Tashmë me gjetjen e nënës përfundon operacioni i gjetjes së katër kufomave të familjes Arrazi, 38-vjeçares dhe tre fëmijëve.