Një prej themeluesve të talebanëve, Mullah Abdul Ghani Baradar ka mbërritur në Afganistan pas 20 vitesh në mërgim.
Mediat e huaja kanë publikuar pamjet teksa ai zbret në aeroportin e Afganistanit. Sikurse shfaqet në video ai pritet me brohorima nga vendasit në drejtim të autokolonës së tij.
Pasi forcat u futën në Kabul të dielën, kreu i zyrës politike të talebanëve, tani pritet të bëhet udhëheqësi i ardhshëm i vendit.
Siç vënë në pah mediat, 53-vjeçari kishte qenë nënkryetar nën ish-shefin Mullah Mohammed Omar, mbështetja e të cilit për udhëheqësin e Al-Kaedës Osama bin Laden çoi në pushtimin e Afganistanit pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit.
Baradar mbërriti në Provincën Kandahar të martën, duke zbarkuar në ish-kryeqytetin e grupit kryengritës vetëm disa ditë pasi ata morën kontrollin e vendit.





