Kryebashkiakja Emiriana Sako ka marrë pjesë këtë të enjte në mbledhjen e Këshillit Konsultativ me Ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor dhe kolegë të bashkive të tjera.
Ndërsa ka ndarë lajmin dhe fotot në rrjetet sociale, kryetarja e bashkisë së dytë më të madhe në vend ka treguar edhe se fokus i diskutimeve ishin: Rregullorja për standardizimin dhe administrimin e shtigjeve turistike, rritja e konsiderueshme e pagave për punonjësit e aparatit të bashkive, kontributi i sektorit privat në krijimin e fondit publik të banesave sociale, marrëveshja me Universitetin e Tiranës duke mundësuar kryerjen e praktikës së punës së studentëve sipas nevojave të njësive vendore, mbi udhëzuesit metodologjik për realizimin e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm të kopshtit, etj.
Postimi:
Sot gjatë mbledhjes së Këshillit Konsultativ me Ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor dhe kolegë të bashkive të tjera për të diskutuar çështje të rëndësishme si:
▶️ Rregullorja për standardizimin dhe administrimin e shtigjeve turistike
▶️ Rritja e konsiderueshme e pagave për punonjësit e aparatit të bashkive.
▶️ Kontributi i sektorit privat në krijimin e fondit publik të banesave sociale.
▶️ Marrëveshja ✍️ me Universitetin e Tiranës duke mundësuar kryerjen e praktikës së punës së studentëve sipas nevojave të njësive vendore.
▶️ Mbi udhëzuesit metodologjik për realizimin e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm të kopshtit, etj.