Krahasuar me dy vjet më parë, Bashkia e Durrësit ka siguruar rreth 1,8 miliard lekë, ose 27% më pak. Rënie të ardhurash janë konstatuar dhe në zëra të tjerë si p.sh. te të ardhurat tatimore

Në vitin 2011, të ardhurat e buxhetit vendor të Bashkisë Durrës arritën vlerën 1.774.772.331 lekë ose 495.347.578 lekë (27 %) më pak se viti 2010, kurse shpenzimet faktike vendore kapën vlerën 1.671.186.270 lekë ose 183.921.774 lekë (10 %) më pak se viti 2010.

Buxheti vendor rezulton me një tepricë prej 93.586.061 lekë. Ky sufiçit sipas raportit të Bashkisë ka ardhur nga  mosrealizimi i planit të shpenzimeve në shumën 412.030.595 lekë dhe mosrealizimit tëplanit të të ardhurave në shumën 318.444.534 lekë. Përsa i përket të ardhurave të vetë Bashkisëpër vitin 2011, duke përfshirë edhe fondin e mbartur nga viti 2010 prej 400.011 mijë lekë, në fund të 12 mujorit të vitit 2010, arritën shumën prej 1.333.363  mijelekësh ose 366.649 mije lekë më pak se niveli i programuar.

Të ardhurat e vet Bashkisë për vitin 2011 arritën në 933.350.875 lekë ose rreth 72 % e nivelit të programuar prej 1.300.000.000 lekësh. Duke e krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2010 rezultojnë 49.554.369 lekë më pak.

Sipas raportit të prezantuar nga Bashkia e Durrësit të ardhurat tatimoreqë vijnë nga burime të taksueshme për vitin 2011 arritën në 705.147.343 lekë ose 66% ndaj planit të programuar vjetor prej 1.072.200.222 lekësh. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2010 rezultojnë 56.093.648 lekë më pak. Kjo shifër zë peshën më të madhe të të ardhurave dhe vërtitet në masën 75.5% duke ju referuar pesë grupeve kryesore të të ardhurave që janë:

● Taksa e pasurisë mbi ndërtesat

● Taksa vendore mbi biznesin e vogël

● Taksa të administruara nga Agjentët Tatimorë

● Taksa të tjera vendore

● Taksa te përkohshme  

Përsa i përket të ardhurave jo tatimore, raporti i Bashkisë së Durrësit evidenton faktin se ngaky grup, për vitin 2011, janë realizuar të ardhura në vlerën 228.203.532 leke ose 100% ndaj planit të programuar prej 227.800.000 lekësh. Ky grup të ardhurash zë 24% të të ardhurave të vetë Bashkisë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2010 rezultojnë 6.539.279 lekë më shumë.

Një vëmendje e veçantë në raport i kushtohet  Transfertës së  pakushtëzuar që Buxheti i Shtetit i jep njësive vendore në formën e dhurimit (grant) pa kusht kthimi, pa interes, për financimin e funksioneve te veta dhe të përbashkëta, fond ky që kap vlerën 393.205.000 lekë. Në raport theksohet gjithashtu se në gjysmën e vitit, në muajin korrik 2011, kjo transfertë u pakësua nga qeveria me 11.796.000 lekë, pra transferta e pakushtëzuar, që iu alokua Bashkisë Durrës për vitin 2011, kapi shifrën 381.409.000 lekë.

Fondet e kulturës për vitin 2012:

Për vitin 2012 ky program do të financohet në shumën prej 65.646.000lekë, përbën 4% të totalit të shpenzimeve, ka pësuar një rritje 14% në krahasim me vitin 2011.

Shpenzimet korrente për vitin 2012, për programin e kulturës, paraqiten në tabelën e mëposhtme:

 

Kultura

 Plani  2012

 

Projekte kulturore dhe turistike :

15.000.000

 

     – Festivali nderkombetar i filmit        

 

8.000.000

     – Festivali nderkombetar i kercimit  modern  “Dance meeting“

 

3.000.000

 

     –  Maratona e kenges popullore         

 

1.000.000

     –  Projekti  Summerfest           

 

1.000.000

     –  Festa e detit             

 

700.000

     –  Festa e ullirit

 

700.000

     –  Festa e pranveres

 

600.000

Shpenzime personeli te Q.kuturore

25.189.000

 

Mirembajtja dhe funksionimi i Q.Kulturore

5.664.000

 

Vendim gjyqësor

800.000

 

Banda dhe formacioni i harqeve

3.336.000

 

Shpenzime personeli per Biblioteken

10.257.000

 

Pasurimi me libra i Bibliotekes

1.500.000

 

Veprimtari kultorore per librin

200.000

 

Te tjera per funksionimin e Bibliotekes

1.500.000

 

Projekti TURGRATE

2.200.000

 

Total

65.646.000

 


Shpenzimet kapitale për vitin 2012

Objekte të reja për vitin 2012

                                                           

Emertimi i objektit

Fondi per vitin 2012

1.Rik.kopshti 1 Qershori

5.000.000

2.Rik.palestra shk. Sh.Mazreku

800.000

3.Rrethimi shkolles Gj.Kastrioti

2.000.000


 

Fondet e Arsimit për vitin 2012:

Arsimi parashkollor e para-universitar është një funksion i përbashkët i Njësive të Qeverisjes Vendore dhe Pushtetit Qendror.

Bashkia e Durresit administron aktualisht:

–        6  kopshte me ushqim

–        3 kopshte pa ushqim

–        20 shkolla 9-vjeçare dhe 8 shkolla të mesme të përgjithshme,

–        2 konvikte te shkollave te mesme profesionale

 


 

Buxheti i akorduar nga Bashkia për këtë Program, për vitin 2012 paraqitet në shumën prej 96.618.396 lekë ose 6 % të totalit të shpenzimeve.

 

 

Programi i Arsimit Parauniversitar dhe Edukimit

Plani 2011

Plani 2012

Shpenzime Korrente

87.010.000

84.004.000

Shpenzime Kapitale

8.693.442

12.614.396

TOTALI

95.703.442

96.618.396