Bashkia e Durrësit ka zhvilluar një dëgjesë publike me banorët e njësive administrative Manzë e Ishëm.
Kryebashkiakja Emiriana Sako bën me dije se dëgjesa publike ishte për programet më kryesore të buxhetit të Bashkisë Durrës si ai i Infrastrukturës Rrugore, Investimet Publike, i Arsimit Parashkollor dhe parauniversitar si dhe Shërbimit Social.
“Në këtë takim përveç banorëve të këtyre njësive merrnin pjesë përfaqësues të grupeve të interesit, institucioneve arsimore, OJF etj. Bashkëbiseduam me pjesëmarrësit për investimet që janë kryer në këto dy njësi ku është bëre një punë e madhe në insfrastrukturën rrugore, pastrimin e kanaleve, ndërtimin dhe rikonstruksionin e objekteve arsimore.”, shkruan ndër të tjera Sako në rrjetet sociale.
Postimi i plotë:
Zhvilluam dëgjesën publike me banorët e njësive administrative Manzë e Ishëm për programet më kryesore të buxhetit të Bashkisë Durrës si ai i Infrastrukturës Rrugore, Investimet Publike, i Arsimit Parashkollor dhe parauniversitar si dhe Shërbimit Social.
Në këtë takim përveç banorëve të këtyre njësive merrnin pjesë përfaqësues të grupeve të interesit, institucioneve arsimore, OJF etj. Bashkëbiseduam me pjesëmarrësit për investimet që janë kryer në këto dy njësi ku është bëre një punë e madhe në insfrastrukturën rrugore, pastrimin e kanaleve, ndërtimin dhe rikonstruksionin e objekteve arsimore.
Të tjera investime të rëndësishme do të kryejmë në këto zona për vitet 2025-2027 si: përmirësimi i mëtejshëm i infrastrukturës rrugore, ndërtimi i markatës për tregtimin e produkteve bujqësore në Manzë, ndërtim i qendrave shëndetësore, kopshteve e çerdheve, shtimi i hapësirave publike dhe kënde lojërash për fëmijë, investime në arsim dhe shtimi i shërbimeve me qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Në këtë dëgjesë banorët e këtyre njësive diskutuan rreth këtyre prioriteteve, duke dhënë mendimet, si dhe duke parashtruar kërkesat dhe sugjerimet e tyre.