Raporti më i fundit i Qendrës “Konsumatori shqiptar” nxjerr në pah informacionin që kanë qytetarët në rolin e tyre si konsumatorë, të drejtat që ata njohin, nivelin e besueshmërisë tek institucionet dhe frika nga produktet e pasigurta.

“Matja e nivelit të njohurive të qytetarëve mbi të drejtat e tyre si konsumatorë” është një raport analizë të një pyetësori që iu drejtua konsumatorëve, ku u synua të merrej informacion në lidhje me njohuritë që ato kanë në lidhje me institucionet publike, problematikat kryesore sipas tyre, impakti në lidhje me integrimin evropian, roli I vetëqeverisjes vendore, si dhe marrëdhënia konsumatorë – shoqëri civile.

Nga 303 të anketuar, 80 % e tyre mendojnë se ekzistojnë institucionet shtetërore në mbrojtje të konsumatorëve.  77% e tyre deklarojnë se nuk I janë drejtuar institucioneve publike në mbrojtje të konsumatorëve dhe vetëm 12 % kanë qenë active duke adresuar një ankesë ose duke vënë në lëvizje nja nga këo institucione, në nivel qendror apo vendor.

Për 68% e të anketuarve, produktet apo shërbimet që ato marrin janë me të meta, nuk përputhen me standardet e cilësir dhe nuk janë të sigurta.

66% e të anketuarve tregojnë së konsumatorët shqiptarë i njohin të drejtat e tyre. Përgjigjet kontradiktore tregojnë se ndonëse pjesa më e madhe i njohin të drejtat e tyre, nuk janë të sigurt ne produktet që ato blejnë/ konsumojnë.

Ndonëse njohin si përgjegjës kryesor për cënimin e të drejtave të tyre si konsumatorë institucionet publike, konstatohet mungesa e lartë e mosbesimit tek këto institucione, që reflektohet në nivele të ulëta. Ky nivel është i kushtëzuar dhe mungesa e rasteve pozitive të zgjdhjes se këtyre ankesave në këto institcione. Mungesa e një rubrike dedikuar konsumatorit, mungesa e numrave të gjelbër, mungesa e kuadrit ligjor janë disa nga gjetjet e monitorimit të faqeve online të institucioneve publike.

Sot ka mbi 30 bashki që nuk kanë një zyrë per mbrojtjen e konsumatorëve, duke e orientuar atë drejt shoqërise civile.

Ne vitin 2022 ende në Shqipëri siguria ushqimore mbetet fusha kryesore e shqetësimit për konsumatorët shqiptarë. Ende e drejta për informim ruan vendin e parë në lidhje me të drejtat e konsumatoreve.

Ndonëse mbi 50 % e të anketuarve do ti drejtohen ne OJF për zgjidhjen e ankesave të tyre, 42 % e tyre nuk kanë informacion se cilat janë këto organizata.

Por cila është gjendja aktuale?

Konsumatorë të painformuar që shfrytëzojne ende rrjetet sociale e kafet për ankesat e tyre.  Konsumatorë që nuk kanë besim dhe nuk ndryshojnë perceptimet e tyre në lidhje me funksionin e institucioneve publike.

Korca, Shkodra dhe Durrësi ende nuk e kanë një zyrë për mbrojtjen e konsumatorëve, që krijon vështirësi , kosto dhe energji për konsumatorët në trajtimin e ankesave të tyre.

A mund të ndryshohet kjo situatë?

Mbrojtja e konsumatorit, hartimi i një kuadri ligjor të përafruar me bashkimin evropian, fuqizimi dhe ndërveprimi i burimeve njerëzore janë detyrimet qe rrjedhin nga MSA. Në 2 kapituj të drejtpërdrejte, kapitulli 12 Siguria Ushqimore, veterinaria dhe rregullat fitosanitare, si dhe kapitulli 28 Mbrojtja e konsumatori dhe shëndeti publik janë fushat ku cdo vit shteti shqiptar raporton ne BE. Përafrimi i kuadrit ligjor kërkon domosdoshmërisht përfshirjen e shumë aktorëve, në arritjen dhe përmbushjen e detyrave të intagrimit, kërkon konsumatorë të fuqizuar dhe institucione përgjegjëse.

Mungesa e ankesave, shembujve pozitivë janë ndikuese në vlerësimin e BE me Shipqërinë.

 “Protect me”,  “Përmirësimi i kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile dhe sistemit të mbrojtjes së konsumatorëve në Shqipëri, për të arritur standartet evropiane”, u zbatua nga Qendra “Konsumatori Shqiptar”, në bashkëpunim me organizatën jofitimprurëse të Malit të Zi, “Center for Monitoring and Research (CeMI)”, i financuar nga Bashkimi Evropian, pjesë e EuropeAid/168719/ID/ACT/AL, nëpërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

Ky projekt u zbatua në të gjithë Shqipërinë.