Bashkia e Durrësit ka hapur ditën e sotme një tjetër tender të rëndësishëm me një vlerë të konsiderueshme 87,006,741.00 lekë të reja, ndërsa kohëzgjatja e kontratës është 12 muaj.
Tenderi konsiston në “hartimin e studimprojektimit për rehabilitimin e infrastrukturës së rrjetit të kullimit në zonën e Porto – Romanos – Kënetë dhe sistemimin e rrjetit të ujërave të shiut në zonën urbane të qytetit të Durrësit”.
Ajo që bie në sy është fakti se tenderi bëhet me procedurë të kufizuar për shkak të procesit të rindërtimit, ndërkohë që kompanitë e interesuara kanë afat deri më 25 maj, ora 10.00, të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar. Pas hapjes së tenderit për projektin e studimit të fizibilitetit për zonën ku do të menaxhohen mbetjet urbane të bashkisë, pushteti vendor nis procedurat e një tjetër tenderi, i cili synon evitimin e përmbytjes së zonës urbane të qytetit dhe zonave periferike të tij në të ardhmen.
Në dokumentet e tenderit theksohet se godina e Hidrovorit, e ndërtuar në vitet 62-67 është dëmtuar nga tërmeti dhe për pasojë, Instituti i Ndërtimit ka rekomanduar se godina duhet të prishet, sepse riparimi i saj nuk është i justifikuar nga ana ekonomike. Instituti ia ka rekomanduar këtë gjë bashkisë përmes shkresës nr.2403/1prot datë 20.10.2020, pasi godina ka dëme të shkallës DS5 sipas ekspertizës se thelluar që ka kryer për objektin në fjalë
Por ku konsiston studim projektimi për rehabilitimin e rrjetit të kullimit në Porto Romano – ish Kënetë dhe në zonën urbane të Durrësit?
Projekti do të përqendrohet në dy zona:
- Zona e projektimit që përfshin lagjen nr.15, lagjen nr.14 dhe lagjen nr.13 në të cilën parashikohet të bëhet studimi për projektin për rrjetin e kullimit dhe të ujërave të bardha
- Zona e projektimit që përfshin zonën urbane të qytetit të Durrësit, në të cilën parashikohet të bëhet studimi për projekt zbatimin e ndarjes se ujrave të shiut nga rrjeti i kanalizimeve të ujërave të zeza.
Objektivi:
Objektivi i detyrës së projektimit është hartimi i master-planit për të gjitha zonat e mëposhtme për disiplinimin dhe rehabilitimin e rrjetit te kanalizimeve, të ujrave të bardha dhe kanaleve kulluese.
- Hartimi i projektit të disiplinimit të ujrave të shiut, dimesionimin e kolektorëve dhe ndarjen përfundimtare të ujrave të bardha dhe ujrave të zeza, me qëllim shkarkimin e tyre për në det.
- Disiplinimi i ujrave të shiut në zonën urbane dhe eliminimi i përmbytjeve.
- Hartimi i projekt zbatimit për rehabilitimin e sistemit kryesor të kullimit të zonës së ish-Kënetës, rindërtimin e Hidrovorit të Porto-Romanos dhe pozicionimin e tij në bazë të planit strategjik të qeverisë mbi zonën e Porto Romanos.
- Projekti elektrik me linjë nga dy fidera të pavaruar për Hidrovorin e ri të Porto Romanos.
- Hartimi i projektit të sistemit SKADA për mbledhjen e informacionit në kohë reale
- Hartimi i projektit për rehabilitimin e kanalit të ujrave të larta, KUL Spitallë –Porto Romano dhe pozicionimi i tij në bazë të planit strategjik të qeverisë mbi zonën e Porto Romanos.
- Hartimi i projektit për rehabilitimin e kanalit të ujrave të larta Shënavlash-Plepa.
Qëllimi i punës:
Për realizimin e projektit, projektuesi duhet të rishikoje të gjithë informacionin ekzistues lidhur me Master – planin që duhet të hartojë për disiplinimin e ujerave te shiut ne zonën urbane të qytetit si dhe projektin për rehabilitimin e rrjetit kryesor të kullimit në zonën e ish kënetës sipas detyrës së projektimit dhe të konsultohet me Bashkinë Durrës.
Cilësia e master – planit duhet të jetë e tille që të arrihet standarti i kërkuar dhe të plotesojë kushtet teknike të projektimit (KTP) dhe zbatimit (KTZ).
Koha e zhvillimit të projektit do të jetë 12 muaj dhe do të dorëzohet me faza si më poshtë:
Faza 1 Deri në 45 ditë
Në fazën e parë përfshihet:
- Hartimi i projekt zbatimi për rehabilitimin e sistemit kryesor të kullimit të zonës së Ish Kënetës, rindërtim e Hidrovorit te Porto-Romanos dhe pozicionimi i tij në bazë të planit strategjik të qeverisë mbi zonën e Porto Romanos.
- Projekti elektrik me linjë nga dy fidera të pavaruar për Hidrovorin e ri të Porto Romanos.
- Hartimi i projektit të sistemit SKADA për mbledhjen e informacionit në kohë reale
Faza 2 Deri në 210 ditë
Në fazën e dytë përfshihet :
- Hartimi i projektit të disiplinimit të ujrave të shiut ,dimesionimin e kolektorëve dhe ndarjen përfundimtare të ujrave të bardha dhe ujrave të zeza, me qëllim qe shkarkimi i tyre per në det.
- Disiplinimi i ujerave të shiut në zonën urbane dhe eliminimi i përmbytjeve.
Faza 3 Deri në 360 ditë
Në fazën e tretë përfshihet :
- Hartimi i projektit për rehabilitimin e kanalit të ujërave të larta, KUL Spitallë –Porto Romano dhe pozicionimi i tij në bazë të planit strategjike të qeverisë mbi zonën e Porto Romanos.
- Hartimi i projektit për rehabilitimin e kanalit të ujërave të larta Shënavlash-Plepa.
M.B.





