Në ditët e fundit të muajit korrik, bashkia Durrës ka hapur tenderin për rikonstruksionin e godinës.

Fondi limit për rikonstruksionin e godinës 3-katëshe është 24,999,700 lekë. Kompanitë e interesuara kanë afat deri më datë 18 gusht për të paraqitur dokumentacionin për pjesëmarrje në tender.

Punimet pritet të zgjasin rreth 56 ditë, ndërkohë që do të realizohen në ambientet e jashtme dhe të brendshme të godinës.

Nuk dihet nëse gjatë fazës së punimeve, stafi i bashkisë do të zhvendoset në ambiente të tjera deri në përfundimin e rikonstruksionit të godinës.

Në specifikimet e prezantuara në relacionin teknik parashikohen ndërhyrje në prishje muresh tulle, dyshemesë, heqjen e dyerve dhe dritareve, rikonstruksioni i taracës, ndërhyrja në tavane etj.