Bashkia e Durrësit kërkon të punësojë në organikën e saj dy specialistë, njëri/a në sektorin e informatikës dhe tjetri/tjetra në sektorin e shërbimeve në Njësinë Administrative Manëz.
Në faqen e saj zyrtare, bashkia ka publikuar listën e dokumenteve dhe kritereve që duhet të plotësojnë kandidatët e interesuar për këto poste vakante.
Dorëzimi i dokumenteve duhet të bëhet deri më datë 28 korrik.
Vendet vakante në bashki:
Specialist IT në Sektorin e Informatikës dhe Teknologjisë së Shërbimit, Drejtoria e Burimeve Njerëzore
Specialist Shërbimesh, pranë Njësisë Administrative Manëz