Njësia e Integrimit Evropian pranë Bashkisë Durrës, organizoi takimin e parë “Durrës Living Lab” në kuadër të projektit TERRAIN (Twinning and Engagement in Net-zero tRanport tRAnsItioN) një nismë evropiane e financuar nga programi Interreg IPA ADRION. Si partnere e këtij projekti, Bashkia e Durrësit është e angazhuar për të nxitur tranzicionin drejt lëvizshmërisë urbane të qëndrueshme dhe inteligjente në rajonin Adriatiko-Jonian. Projekti TERRAIN është i përkushtuar për të mbështetur kalimin në lëvizshmërinë urbane me emetim zero përmes shkëmbimit të përvojës, bashkë-projektimit dhe bashkëpunimit në 9 qytete në Rajonin Adriatiko-Jonian.
Qyteti i Durrësit, si çdo qytet pjesëmarrës ka ngritur laboratorin e tij/living lab, një hapësirë bashkëpunuese ku palët kryesore të interesuara mund të testojnë, vlerësojnë dhe përmirësojnë zgjidhjet e lëvizshmërisë urbane. Këto “Living Labs” do të luajnë një rol thelbësor në procesin e planifikimit me pjesëmarrje, duke angazhuar palët e interesuara lokale në gjetjen e zgjidhjeve. Çdo “Living Lab” do të mbajë takime të rregullta me palët e interesuara lokale dhe jo vetëm, për të nxitur bashkëpunimin dhe shkëmbimin e njohurive lidhur me lëvizshmërinë e qëndrueshme urbane dhe zbatimin e planit pilot për qytetin e Durrësit.
Si pjesë e projektit TERRAIN, Bashkia Durrës do të marrë pjesë në aksionet dhe nismat për transportin pa emetime, duke zbatuar plane pilote, duke organizuar vizita studimore ndërkufitare apo takime me grupet e interest (living labs), shkëmbime të eksperiencave dhe përvojave me vendet partnere për promovimin e lëvizshmërisë urbane të qëndrueshme dhe pa emetime/zero emetime. Gjithashtu, Bashkia Durrës do të jetë përgjegjëse për zbatimin e Aksionit Pilot: përmirësimi i sistemit informativ të transportit publik, përmes ekraneve dhe pajisjeve ICT.
Në këtë takim morën pjesë përfaqësues nga Bashkia Durrës, Instituti Kombëtar i Transportit, Hekurudha Shqiptare, Prefektura e Qarkut Durrës, stafi akademik i Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, përfaqësues të Organizatave të Shoqërisë Civile dhe studentë. Durrës Living Lab u zhvillua në sallën ViTech, në godinën qëndrore, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Currila, Durrës.