Bashkia Durrës ka marrë pjesë me stendën e saj në Panairin “Tourism & Travel Show Albania 31 janar – 1 shkurt 2024”, edicion i dytë ky që organizohet në ambientet e Pallatit të Kongreseve në Tiranë.
Ky panair synon që të ofrojë një platformë komunikimi dhe shkëmbimi ndërmjet profesionistëve dhe aktorëve më të rëndësishëm vendas, rajonalë dhe ndërkombëtarë në sektorin e turizmit me qëllim shndërrimin e qytetit në një destinacion të frekuentuar nga turistët përgjatë gjithë vitit.
Gjatë 2 ditëve vizitorë të shumtë si operatorë turistikë shqiptarë dhe të huaj, përfaqësues të delegacionit të BE-së në Shqipëri, përfaqësues të unioneve turistike në Shqipëri dhe Kosovë, përfaqësues të institucioneve në nivel kombëtar dhe rajonal etj. shfaqën interes të njohin më nga afër shërbimet apo produktet turistike që ofrohen në territorin e Bashkisë Durrës.