Bashkia Durrës ka publikuar në faqen e saj zyrtare renditjen e kandidateve për t’u bërë drejtoresha kopshti, në dy institucione të arsimit parashkollor “7 Marsi” dhe “Neim Babameto”.

Në njoftim thuhet se “klasifikimi përfundimtar i konkurenteve është bërë  referuar vlerësimit të Komisionit sipas procesverbalit, datë 09.09.2022, bazuar në kriteret kualifikuese, intervistën e kryer dhe dokumentacionin shoqërues të depozituar”.

Për 2 kopshtet renditja është si vijon:

“Neim Babameto”

1. Entela Jovani 98 pikë

2. Valdete Thermija 87 pikë

3. Anisa Farruku 80 pikë

4. Marsela Çekrezi 78 pikë

“7 Marsi”

1. Esmeralda Haxhiraj 100 pikë

2. Valdete Thermija 96 pikë

3. Reda Zela 69 pikë

4. Arilda Shehaj 20 pikë

“DurrësLajm” mëson se në bazë të kompetencave që i jep ligji, përzgjedhja e kandidateve fituese do të bëhet nga kryetarja e bashkisë, Emiriana Sako.

Nëse brenda 7 ditëve nga publikimi i renditjes nuk do të ketë kundërshtime nga kandidatet, Komisioni i Vlerësimit dërgon në tryezën e titullares së bashkisë 2 emrat e renditur të parat për çdo kopësht.

Mbetet kompetencë e Sakos më pas, që duke iu referuar dosjeve personale të kandidateve dhe vlerësimeve të bëra nga Komisioni, të përzgjedhë emrat e kandidateve që do të jenë drejtoreshat e ardhshme të këtyre kopshteve.