Në këtë prag viti të ri shkollor, në kopshtet e bashkisë Durrës rezultojnë 10 vende të lira pune për edukatore dhe drejtoreshë.
Me një postim në faqen zyrtare, bashkia Durrës njofton kriteret që duhet të plotësojnë kandidatet për edukatore në 8 kopshte të qytetit bregdetar, përkatësisht; kopshti “Fidanishtja”, kopshti “Met Hasa” 3 pozicione, kopshti pranë shkollës 9-vjeҫare “Bedrie Bebeziqi”, kopshti pranë shkollës 9-vjeҫare Hamallaj, kopshti pranë shkollës 9-vjeҫare “Fshat Rinia”, . kopshti “Hasan Koҫi”, kopshti pranë shkollës 9-vjeҫare “Qemal Mici” dhe kopshti “7 Marsi”, drejtore.
Kriteret që duhet të plotësojë kandidatja Edukatore janë këto:
a) të jetë shtetas shqiptar;
b) të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
c) të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
ç) të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
d) të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje.
dh) ndaj saj të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga puna.
e) të plotësojë kërkesat e posaçme për nivelin e arsimit,(mësues parashkollor) përvojës dhe kërkesat e tjera të posaçme për kategorinë, klasën, grupin dhe pozicionin përkatës.
Të jetë pjesemarrës në portalin “Mësues për Shqipërinë”
Kriteret që duhet të plotësojë kandidatja Drejtore janë këto:
1. Të ketë diplomë të ciklit të parë Bachelor, të formimit për mësues të arsimit parashkollor (Master)/Shkenca shoqërore.
2. Të ketë të paktën, 5 vjet përvojë pune si edukatore apo drejtuese.
3. Të mos ketë masa disiplinore në fuqi.
1. CV-në dhe kërkesën për t’u pranuar në institucionin arsimor parashkollor.
2. Të gjitha diplomat që disponon kandidati së bashku me listat e notave.
3. Çertifikatën e trajnimit për drejtues të institucionit arsimor parauniversitar ose vërtetimin se është në proces trajnimi, nëse ka.
4. Dëshminë e penalitetit të lëshuar jo më herët se 3 muaj para datës së aplikimit.
5. Dy rekomandime nga mësues, drejtorë të institucioneve arsimore ose titullarë të institucioneve që kanë punuar me kandidatin gjatë viteve të fundit.
6. Vetëdeklarimin në lidhje me vërtetësinë e dokumentave dhe informacionit të dhënë në procesin e aplikimit
Afati për dërgimin e dokumentave është deri më datë 01.10 .2021.
Takimi për përzgjedhjen e fituesve do të bëhet më datë 05.10.2021 ora 11.00, në ambjentet e Bashkisë.
Aplikuesit do të jene 20 vendet e para në portalin “Mësues për Shqipërinë” të shpallur tek faqja zyrtare e Bashkisë Durrës.
Aplikimi bëhet duke dërguar dokumentat dhe kërkesën për punësim pranë Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun.