Bashkia Durrës kërkon të plotësojë stafin e saj me specialist dhe inspektorë në drejtoritë në varësi të saj.
Përmes një njoftimi zyrtar, të publikuar në faqen e bashkisë, bashkia bën të ditur se shpall konkursin për 7 vende të lira pune.
Kandidatët e interesuar mund të njihen me dokumentet që duhet të dorëzojnë dhe kriteret e vendeve të lira të punës KËTU.
Afati i fundit për dorëzimin e dokumentave për lëvizje paralele është data 16 dhjetor, ndërsa për pranim në shërbimin civil është data 23 dhjetor.
Vendet e lira të punës janë si më poshtë:
Specialist në Sektorin e Ndjekjes së Investimeve Publike, Drejtoria e Projekteve dhe Infrastrukturës Publike
Pergjegjes Sektori i Projekteve Publike, Drejtoria e Projekteve dhe Infrastruktures Publike kategoria III –a
Specialist (Ing.Ndërtimi) në Drejtorinë e Arsim Kulturës Rinisë Sporteve dhe Komuniteteve Fetare
Inspektor – në Sektorin e Kontrollit të Taksave dhe Tarifave Vendore , Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore
Specialist – në Sektorin e të Ardhurave nga Taksat dhe Tarifat Vendore, Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore
Specialist në Sektorin e Politikave te Turizmit pranë Drejtorisë së Turizmit
Specialist në Sektorin e Administrimit te Pyjeve, Drejtoria Ligjore