Bashkia Durrës ka hapur konkursin për dy pozicione të lira pune, respektivisht:
Inspektor Veterinar në Sektorin e Shërbimit Veterinar dhe Mbrojtjen e Konsumatorit, Drejtoria e Shërbimeve Publike (Njësia Administrative Ishëm)
“Pergjegjes” në Sektorin e Mjedisit prane Drejtorisë se Planifikimit dhe Kontrollit te Zhvillimit te Territorit të Bashkisë Durres
Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare, bashkia njofton se kandidatët e interesuar kanë afat deri në datë 28 dhjetor të dorëzojnë dokumentacionin përkatës.