Bashkia e Durrësit bën publik emrat e fituesve të dy konkurseve të zhvilluara në muajin janar për plotësimin e vendeve vakante të punës të krijuara në institucionin e qeverisjes vendore.

Në një njoftim të publikuar në faqen e saj zyrtare, bashkia rendit emrat e 8 kandidatëve fitues dhe vendet  e punës respektive.

Kandidatët fitues:

Për pozicionin Inspektor në Sektorin e Kontrollit të Taksave dhe Tarifave Vendore, Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore, fituesit janë : Z.Gazmir Dauti, Zj.Lorela Kalastra

Për pozicionin Specialiste në Sektorin e të Ardhurave nga Taksat dhe Tarifat Vendore, Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore, fituese është : Zj.Anisa Gjoni

Për Pozicionin Specialist në Sektorin e Administrimit të Pyjeve, Drejtoria Ligjore, fitues është Z.Arbi Sherifi

Për Pozicionin Specialist në Sektorin e Ndjekjes së Investimeve Publike, Drejtoria e Projekteve dhe Infrastrukturës Publike, fitues është Z.Argys Troci

Për Pozicionin Specialist në Sektorin e Politikave të Turizmit, Drejtoria e Turizmit, fituese është Zj.Altida Myftari

Lista e fituesve të konkurimit të datës 20.01.2022

Për pozicionin Inspektor në Sektorin e Shërbimit Veterinar dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Drejtoria e Shërbimeve Publike(Njësia Administrative Ishëm) fituese është Zj. Megi Kasa

Për pozicionin Përgjegjës në Sektorin e Mjedisit, Drejtoria e Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit fituese është Zj. Rudina Trikshiqi