Bashkia Durrës njofton se ka hapur konkursin me procedurën Lëvizje Paralele për të zëvendësuar 23 anëtarë të personelit, kryesisht në nivel specialist, inspektori apo përgjegjësi në drejtori të ndryshme. Njoftimi është publikuar në faqen zyrtare të institucionit të qeverisjes vendore.
Afati i fundit i dorëzimit të dokumentacionit për të gjithë kandidatët e interesuar është data 28 maj. Pozicionet për të cilat do të konkurojnë kandidatët janë si më poshtë:
- Specialist në Sektorin e Administrimit të Pyjeve, Drejtoria Ligjore
- Specialist në Sektorin e Politikave të Turizmit pranë Drejtorisë së Turizmit
- Specialist në Sektorin e Promovimit të Qytetit pranë Drejtorisë së Turizmit
- Specialist në Sektorin e Analizës Statistikës dhe Planifikimit Afatmesëm pranë Drejtorisë së Politikave të Zhillimit dhe Integrimit Evropian
- Specialist në Sektorin e Integrimit Evropian Ndimës së Huaj dhe Diasporës pranë Drejtorisë së Politikave të Zhillimit dhe Integrimit Evropian
- Specialist Arkive në Sektorin e Protokoll-Arkivës pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore
- Specialist Protokolli në Sektorin e Protokoll-Arkivës pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore
- Specialist në Sektorin e Kontrollit të Zhvillimit të Territorit dhe Marrëdhëniet me Publikun në Drejtorinë e Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit
- Specialist IT në Sektorin e Informatizimit dhe Teknologjisë së Shërbimit pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore
- Specialist në Sektorin e Pronave Publike dhe Menaxhimit të Aseteve pranë Drejtorisë Ligjore
- Specialist në Sektorin Juridik pranë Drejtorisë Ligjore
- Specialist Jurist pranë Drejtorisë Arsim Kulturës Rinisë Sporteve dhe Komuniteteve Fetare
- Inspektor Transporti në Sektorin e Transportit Publik pranë Drejtorisë së Shërbimeve Publike
- Specialist në Sektorin e Strehimit Social pranë Drejtorisë së Shërbimeve Publike
- Përgjegjës në Sektorin e Mbrojtjes së Mjedisit pranë Drejtorisë së Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit
- Specialist në Sektorin e Mbrojtjes Civile pranë Drejtorisë së Shërbimeve Publike
- Specialist në Sektorin e Projekteve Publike pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Infrastrukturës Publike
- Specialist në Sektorin e Ndjekjes së Investimeve Publike pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Infrastrukturës Publike
- Specialist në Sektorin e Monitorimit të Shërbimeve Publike pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Infrastrukturës Publike
- Specialist në Sektorin e Menaxhimit të Borxhit dhe Apelimit pranë Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore
- Specialist Jurist pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Infrastrukturës Publike
- Përgjegjës në Sektorin e Politikave të Turizmit pranë Drejtorisë së Turizmit
- Specialist “në Sektorin e Menaxhimit të Gjeoinformacionit, Drejtoria e Planifikimit dhe Kontrollit te Zhvillimit te Territorit, prane Bashkise Durres





