Bashkia Durrës ka publikuar në faqen zyrtare njoftimet e punësimit për 8 vende vakante në Policinë Bashkiake dhe një post vakant tek drejtoria e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi.

Sipas njoftimit, kandidatët për polic bashkiak duhet të plotësojnë këto kritere:

– Të ketë arsim të mesëm ose të lartë

– Të jetë në mosheë 19 – 27 vjeç

– Të ketë të paktën 3 vjet eksperience pune

– Të ketë aftësi të punës në grup, aftësi gjykuese dhe të kontrolloj situata të krijuara të paparashikuara.

– Të ketë aftësi të mira fizike dhe gjatësi trupore 1.75 cm

– Të ketë njohuri mbi programet bazë të kompjuterit.

– Preferohet të ketë punuar në policinë e shtetit

Ndërsa kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët për zjarrfikës janë:

a) Të jetë shtetas shqiptar;

b) Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;

c) Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i/e aftë fizikisht për të kryer detyra me rrezik të shtuar;

ç) Të mos jetë i përjashtuar nga shërbimi zjarrfikës, Policia e Shtetit apo nga institucionet e tjera të administratës publike;

d) Të ketë mbaruar arsimin e mesëm;

dh) Të mos jetë i/e dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;

e) Të mos ketë rekorde kriminale në organet e policisë dhe prokurorisë (vërtetim personaliteti nga organet e policisë dhe prokurorisë).

ë) Të jetë i/e moshës nën 30 (tridhjetë) vjeç; f) Të ketë përfunduar testimin fiziko-profesional dhe kursin përkatës pranë Akademisë së Sigurisë ose në qendra të trajnimit zjarrfikës;

g) Të jetë me vendbanim sa më pranë stacionit të MZSH-së;

gj) Për gjininë mashkullore personi duhet të jetë me gjatësi jo më pak se 175 (njëqind e shtatëdhjetë e pesë) cm.

h) Për gjininë femërore, personi duhet të jetë me gjatësi jo më pak se 165 (njëqind e gjashtëdhjetë e pesë) cm.

 i) Të jetë me peshë trupore që t’i përgjigjet raportit të gjatësisë.

j) Të jetë i pajisur me dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit të grupit “D”;

k) Kandidati për personelin zjarrfikës, operues, luftues në shërbimin e MZSH-së duhet të jetë i pajisur me leje drejtimi automjeti, grupi “D”, si dhe me leje drejtimi të veçantë shërbimi, konform kërkesave të Kodit Rrugor. Kanë prioritet kandidatët që zotërojnë profesione si mekanik, shofer, hidraulik, marangoz, infermier, elektricist etj.

Kandidatët e interesuar duhet të paraqeesin dokumentet e nevojshme për aplikimin brenda datës 11.11.2022 në Drejtorine e Burimeve Njerëzore, në bashki.