Studiot projektuese janë të ftuara deri më datë 29 prill të shprehin interesin e tyre për hartimin e projektit “Pilotimi i rrugës “Luftëtarët e Lirisë”.
Bashkia Durrës, përmes një njoftimi të bërë në faqen zyrtare, u bën apel studiove dhe ekspertëve të fushës që të shprehin interesin e tyre për këtë projekt, ku do të sugjerohet vendosja e pilotave për përforcimin e terrenit përgjatë gjurmës së kësaj rruge.
Rruga “Luftëtarët e lirisë” përshkon zonën kodrinore të Durrësit deri në Currila, siç duket në hartën e mëposhtme.

Për shkak të cedimit të terrenit në disa pjesë të këtij aksi, bashkia sheh si zgjidhje vendosjen e pilotave, në disa zona të caktuara.
“Subjektet e interesuara mund të sjellin shprehjen e tyre të interesit pranë sportelit të Zyrës së Informacionit të Bashkisë Durrës ose në e-mail zyrtar të bashkisë: [email protected]
Shërbimi i kërkuar nga ana jonë do të jetë pa shpërblim financiar, duke e vlerësuar si kontribut për qytetin tonë”,– njofton bashkia.





