Nga datat 26 deri më 29 shtator 2021, Bashkia e Durrësit do të marrë pjesë në konferencën që do ët zhvillohet në kuadër të panairit që do të zhvillohet në Bari, Itali.
Bashkia e qytetit do të përfaqësohet nga Floreta Kërtusha dhe sipas njoftimit zyrtar, kjo konferencë pritet të sigurojë një hapësirë që i dedikohet vetëm Shqipërisë, si mundësi për të krijuar bashkëpunime te reja dhe për të ndjekur zhvillimet e fundit në sektorin HO.RE.CA.
NJOFITMI I BASHKISË
Bashkia e Durrësit do të përfaqësohet në Konferencën që do të zhvillohet në kuadër të Panairit sektorial HO.RE.CA. – Levante Prof 2021, në Bari (Itali) nga data 26 deri në 29 shtator 2021.
Ky Panair sektorial organizohet nga kompania DMP S.R.L., e cila ka një eksperiencë 30 vjeçare në organizimin e panaireve dhe aktiviteteve të kësaj natyre. Levante Prof është një përqëndrim i ekselencës në sektorin ‘Food’, si: bukë, pasticeri, akullore, birrë, verë, konfeksione, makineri, teknologji dhe agrobiznes.
Në këtë Konferencë me fokus Shqipërinë, do të jetë e pranishme Konsullja e Përgjithshme e Shqipërisë në Bari, zj. Gentiana Mburimi, përfaqësuesja e Bashkisë Durrës, zj. Floreta Kërtusha, përfaqësues të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë si edhe biznesmenë të suksesshëm italianë dhe shqiptarë.
Kjo Konferencë do të organizohet nga Kompania FI SOLUTIONS S.R.L.S – BALCANDO, e cila do të sigurojë një hapësirë që i dedikohet vetëm Shqipërisë, si mundësi për të krijuar bashkëpunime te reja dhe për të ndjekur zhvillimet e fundit në sektorin HO.RE.CA. Për më tepër, do të organizohen takime B2B dhe ballafaqime me realitetet e biznesit italian dhe atij shqiptar të pranishëm në Panair.





