Pas publikimit të të dhënave nga INSTAT për bizneset e mbyllura në qytetin e Durrësit, ka reaguar deputetja e Partisë Demokratike, Fatbardha Kadiu.

Në një status në Facebook, Kadiu shkruan se pavarësisht se turizmi është në rritje, Bashkia Durrës nuk e ka riorientuar biznesin drejt trendit të ri.

"Bashkia e Durrësit shënoi numrin më të madh të bizneseve të mbyllura me një total prej 258 subjektesh. Edhe pse turizmi ka njohur rritje kohët e fundit sidomos në vizitorë nuk e ka ndihmuar qytetin bregdetar të riorientojë bizneset drejt trendit të ri. Shifrat tregojnë se në harkun kohor të një viti kanë mbyllur aktivitetin 2.5 për qind e bizneseve."