Bashkia e Durrësit në këtë mbledhje të radhës në Këshillin Bashkiak ka hapur thesin edhe për sportin.

Një prej projektvendimeve i cili “kënaqi” të majtë e të djathtë, ishte miratimi i fondit prej 6 milionë lekë të reja për klubin “Teuta” si kontribut i Bashkisë Durrës për rritjen e cilësisë sportive të ekipeve të Basketbollit, si dhe pjesëmarrjen në kompeticionet kombëtare dhe ndërkombëtare.

Ky projektvendim u miratua unanimisht, dhe për herë të parë Bashkia akordonte një fond të tillë. Shkëlqim Fortuzi i Partisë Demokratike tha se përveç kësaj shume, bashkia duhet të akordojë edhe “premio” për ekipin sa herë që ai sjell kupat në Durrës.

K.H.