300 milionë lekë ka mbledhur këtë vit bashkia e Durrësit nga taksa e tarifa e plazheve privatë. 121 plazhe në të gjithë vijën bregdetare kanë paguar taksën, ndërsa 20 të tjerë nuk e kanë paguar ende tarifën e përcaktuar nga Këshilli Bashkiak i Durrësit.
Të dhënat vijnë nga drejtori i Drejtorisë së Tarifave e Taksave Vendore Abdyl Koka. 31 subjekte rezultojnë në Rrashbull, 28 në Ishëm, 4 në Hamallaj, dhe 78 në plazhin e madh të Durrësit. Në 2015-n u mblodhën 30 milionë lekë të vjetër tarifë e plazheve privatë, ndërsa në 2016-n, këtë tarifë e paguan edhe një pjesë e debitorëve të kaluar.
Abdyl Koka thotë se nuk janë bërë tolerime në pagesat e tarifës së plazheve, pavarësisht se janë në fund të sezonit 20 subjekte ende debitorë në bashki.
Tarifa e plazheve privatë këtë vit u ul në 300 lekë/metri katror me vendim të Këshillit Bashkiak. Tarifa ka qenë fikse 3 milionë lekë për 200 metra katrorë, tarifë e cila ishte e pamundur të paguhej nga subjektet, të cilat paguanin nën dorë për këtë shkak.
K.H.





