“Save the Children” në partneritet me shoqatën “Ndihmoni Jetën” organizuan ceremoninë e dorëzimit të Qendrës së Shërbimeve me bazë komunitare për fëmijët me aftësi të kufizuara në Bashkinë e Durrësit. Në ceremoni morën pjesë përfaqësues të Ministrisë, Bashkisë dhe prindërit me fëmijët që përfitojnë shërbimet në këtë qendër.

Prej tre vitesh nën mbështetjen e “Save the Children”, kjo qendër ka ofruar shërbime falas dhe cilësore sipas nevojave për 99 fëmijë dhe të rinj me Aftësi të Kufizuara (2-21 vjeç) në Durrës dhe familjet e tyre”, tha Anila Meço, drejtore e “Save the Children”.

Prindërit kanë kërkuar që qendra të qëndrojë funksionale sepse për këta fëmijë është e vetmja mundësi për argëtim, komunikim, mësim etj.

“Duke filluar nga viti 2019, Bashkia Durrës do të marrë përsipër të mbështesë funksionimin e Qendrës. Marrja në dorëzim e kësaj qendre nga Bashkia Durrës dhe angazhimi për ta vazhduar me të njëjtat standarde”, tha Meme Xhaferri, Drejtore e shërbimit social.

Për tre vjet projekti i qendrës u menaxhua nga organizata “Save the Children” duke sjellë një model shumë të mirë për trajtimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara. 





K.H.