Në kuadër të festave të fundvitit, bashkia e Durrësit do të organizojë mbrëmjen e së dielës më 24 dhjetor, Natën e Bardhë me muzikë live dhe DJ.

Në një njoftim të shpërndarë në rrjetet sociale nga bashkia e qytetit bregdetar, bëhet me dije se “do të ketë kufizim të qarkullimit rrugor nga rruga “Aleksandër Goga” (tek Prefektura) deri në Bulevardin Epidamn ( Kryqëzimi i rrugës “Doktor Ismail Tartari” dhe rrugës “Xhamia” nga ora 7.00 – 24.00.”

Postimi i plotë:

Njoftim 📢

Në kuadër të festave të fundvitit, Bashkia Durrës, me datë 🗓️ 24 dhjetor do të organizojë Natën e Bardhë me një koncert festiv me muzikë live & DJ. 🎶🎤

🔴 Për këtë arsye do të ketë kufizim të qarkullimit rrugor 📍 nga rruga “Aleksandër Goga” (tek Prefektura) deri në Bulevardin Epidamn ( Kryqëzimi i rrugës “Doktor Ismail Tartari” dhe rrugës “Xhamia” ⏰ nga ora 7.00 – 24.00

Ju falenderojmë për mirëkuptimin.