Bashkia e Durrësit ka pajisur shërbimin e saj zjarrfikës me konteinerë USAR, pajisjet e të cilëve përdoren për kërkimin dhe shpëtimin në raste fatkeqësish natyrore dhe emergjencash civile.

Ardhja e këtyre pajisjeve u mundësua nga projekti i UNDP, i financuar nga qeveria e Polonisë dhe zbatuar nga UNDP.

Ndërkohë, sot në orën 9:30 tek stacioni i Zjarrëfikses së Durrësit u organizua edhe ceremonia e dorëzimit të kontenierëve, ku të pranishëm ishin ambasadorja e Polonisë në Shqipëri, Monika Zuchniak-Pazdan, Përfaqësues së Përherëshme të PNUD dhe Drejtoresha e Përgjithshme e Shërbimit të Zjarrfikseve.