Bashkia e Durrësit dhe Këshilli Bashkiak zhvilluan një dëgjesë publike me banorët e Njësive Administrative nr.4 dhe nr.6, ku u prezantuan programet kryesore të projektbuxhetit për periudhën 2026-2028.
Bashkia e Durrësit dhe Këshilli Bashkiak zhvilluan dëgjesën publike me banorët e Njësive Administrative Nr.4 dhe Nr.6 për programet më kryesore të buxhetit të Bashkisë Durrës si ai i:
🔸Infrastrukturës Rrugore dhe Investimet Publike,
🔸Strehimi dhe Shërbimet Sociale,
🔸Arsimit Parashkollor dhe Parauniversitar
🔸 Paketa Fiskale 2026.
➡️Në këtë takim merrnin pjesë nënkryetarët e bashkisë Elio Jani dhe Egert Hoxha, banorë të kësaj njësie si dhe përfaqësues të grupeve të interesit.
🔹Nënkryetari i bashkisë Elio Jani, gjatë fjalës së tij prezantoi investimet e realizuara gjatë vitit 2025.
Më tej dëgjesa vazhdoi me prezantimin e katër programeve buxhetore për PBA 2026-2028, të cilët u prezantuan nga përfaqësuesët e Drejtorive përkatëse të Bashkisë Durrës.
U prezantuan edhe objektivat për investimet në infrastrukturë rrugore në Projekt Buxhetin e vitit 2026-2028:
- “Parku Urban” Spitallë konsiston në mbylljen e kanalit të ujërave të larta në zonën e Spitallës (1300 ml) dhe shndërrimin e zonës në një ‘Park Urban linear’ (3-4 ha) ku do të krijohet një kurorë e gjelbër me mbjelljen e pemëve 🌳, do të ndërtohen fusha sportive 🥅, kënde lojërash për fëmijë 🛝si edhe hapësira rekreative për të gjitha grup-moshat.
- Rikonstruksioni i 🏫Shkollës “Met Hasa”,
- Rikonstruksioni i Njësisë Administrative Nr.4,
- Rikonstruksioni i Rrugës “Llogara”, Spitallë,
- Rehabilitim i Kanalit të Ujërave të Larta Spitallë – Porto Romano.
Në përfundim të prezantimeve, banorët dhe të pranishmit në sallë morën fjalën, duke diskutuar mbi prioritetet e paraqitura dhe duke dhënë mendimet, kërkesat dhe sugjerimet e tyre.





